“Puro politike”, Përparim Rama kritikon ashpër Qeverinë për bllokim të projekteve në Kryeqytet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në ‘Debat Plus” në RTV Dukagjini ka folur lidhur me bllokimin e disa projekteve në kryeqytetit nga ana e Ministrisë së Kulturës.

Ai ka akuzuar Qeverinë për bllokim punësh në kryeqytet, ndërsa ka shtuar se menaxhmenti i kryeqytetit po vazhdojnë të punojnë aty ku nuk po mund të bllokoj punimet niveli.

“Ne jemi duku punuar nëpër të gjitha pjesët e kryeqytetit edhe jemi duke i vazhduar punët aty ku s’mundet me blloku Qeveria, d.m.th. nëpër të gjitha pjesët e kryeqytetit shihni punë të mdhaja që janë duke u kry, mirëpo aty ku kanë mujtë me blloku nuk e kanë humb mundësin për me blloku. Pra, duke fillu prej unazës së kryeqytetit ku e kemi pas të aprovuem buxhetin prej 204 milionësh… ku edhe 84 milion pra 40% të këtyre fondeve kanë qenë grand, pra kanë qenë fal por ja që Qeveria e ka pa të udhës që ta bllokoj këtë projekt madhor të kryeqytetit i cili po them ka qenë i gatshëm qysh para tri vitesh me vazhdu punimet”, ka thënë ai.

“Për fat të keq janë puro politike, ose prej dikujt ose prej një partie apo njerëzve që shiten si njerëz kombëtar që ja dojnë të mirën vendit bëjnë do e mos që ta bllokojnë secilin projekt madhor për kryeqytetin”, ka thënë Rama.

Më tej i pari i kryeqytetit ka thënë se si Komunë kanë filluar me kallxime penale për secilin individ, zyrtar që pengon zhvillimin e kryeqytetit duke shtuar se Lëvizja Vetëvendosje po pengon sepse nuk janë me ta.

“Çdo gjë që nuk është në parti të tyre o kundër tyre, pra është bardh e zi edhe këtë me shumë keqardhje po e them sot por ky është realiteti edhe e kanë tregu me secilin projekt, pra një pas tjetrit”, ka thënë Rama.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika