Pushime në Dubai

Dubai është një ndër vendet më të bukura për të kaluar pushimet në verën 2022. Për pushime të paharruara në Dubai kujdeset për ju MaxTravel

Dubai

Me Max Travel mund të pushoni edhe në Dubai.

Dubai është një qytet shumë interesant me një bregdet të mrekullueshëm, mrekulli arkitekturore, qendra të mëdha tregtare dhe një të kaluar të pasur kulturore.

Njerëzit shkojnë në Dubai për të kaluar disa ditë në bregun e gjirit, për të vizituar atraksionet unike natyrore dhe kulturore ose planifikojnë të blejnë gjërat e duhura gjatë shitjeve në vazhdim.

Emiratet e Bashkuara Arabe janë një nga vendet arabe të vendosura në lindje të Gadishullit Arabik.

Duke qenë se ndodhet në shkretëtirë, vera aty është me temperatura shumë të larta. Prandaj, periudha më e mirë për të vizituar këtë qytet është dimri, periudhë gjatë së cilës ju do të shijonimotin e mirë dhe kur temperaturat nuk do të jenë aspak të larta.

Atraksioni kryesor turistik në Dubai është Burj Khalifa, e cila ëahtë 829.8 metra dhe konsiderohet si ndërtesa më e lartë në botë.

Burj Khalifa

Ndertimi i Burj Khalifa ka filluar në vitin 2004 dhe ka perfunduar 5 vjet më vonë ne vitin 2009. Ndërtesa ka thyere rekorde të shumta në lartësi, duke marrë çmimin si kulla më e lartë në botë.

Dizajni i Burj Khalifa rrjedh nga sistemet e mishëruara të arkitektures islame, duke ndërthurur elemente kulturore dhe historike të veçanta të rajonit, si të Xhamisë së Madhe te Samara.

Eksplorimi i shkretëtirave me Safari

Deserti Safari është padyshim një nga aktivitetet me ekskluzive për t’u provuar në Dubai.

Eksplorimi i shkretëtirave të pafundme në udhëtimin tuaj në Dubai është një aventurë që nuk duhet t’a humbni.

Momentet që do të kaloni duke marrë përvojën e një safari të shkretëtirës në Dubai do të qendrojnë me ju përgjithmonë si një kujtim i çmuar.

Ky është një aktivitet shumë i rekomanduar që mund të kënaqeni me miqtë dhe familjen tuaj. Safari i shkretëtirës në Dubai është padyshim një përvojë e vlefshme për para.

Safari, Dubai

Të fundit nga rubrika