Pushtetarët përsëri nuk e vizituan për homazhe Gllogjanin
85 vjeçar, mezi ecë në këmbë. Të paktën në përvjetore ose për festa, mbledh forcën për t’iu afruar varrit të djalit. Djali 18 vjeç dëshmor bashkë me djalin e axhës Rexhën ranë në Carabreg të Deçanit, por janë varrosur në kompleksin Memorial në Gllogjan. “Më ka thënë du me shku në luftë edhe unë, i […]
85 vjeçar, mezi ecë në këmbë. Të paktën në përvjetore ose për festa, mbledh forcën për t’iu afruar varrit të djalit.
Djali 18 vjeç dëshmor bashkë me djalin e axhës Rexhën ranë në Carabreg të Deçanit, por janë varrosur në kompleksin Memorial në Gllogjan.
“Më ka thënë du me shku në luftë edhe unë, i thash mirë shko, inshallah shpëtoni, çka me bo… Jo mirë mirë shumë i lumtur, sepse ka shkuar dëshmor ka shkuar për vend të vetin, për këtë vend e për këtë tokë”, ka deklaruar Nezir Qorraj, Baba i dëshmorit.
Neziri po bëhet i fort para kamerës, por pas saj, kur flet për djalin sytë i mbushen me lot. Fehmi Berisha është histori tjetër. Nuk është familjar dëshmori, por është rritur më rrëfimet për një figurë fort të njohur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Unë nuk e mbaj mend por sipas familjarëve e miqve që kanë takuar dhe ka kalauar në kohën kur janë bërë lëvizjen më të mëdha për Lug të Tërstenikut edhe Istog andej, ma kanë përshkruar trimërinë e tij, qëllimin edhe tij edhe m’bon me e vizitu varrin e tij”, ka thënë Fehmi Berisha, Nip i veteranit të UÇK-së.
Rrëfime të ngjashme dëgjon për çdo përvjetor të Pavarësisë, përvjetore të betejave e festa kombëtare. Rrëfimet nuk mungojnë, por për të dytin përvjetor të Pavarësisë munguan përfaqësuesit e shtetit.
As Presidentja, as Kryeministri e as Kryeparlamentari nuk ishin për vizituar e as nuk dërguan përfaqësues për homazhe.
Ky 17 shkurt ishte reprizë e vitit të kaluar, homazhe nga niveli lokal, veteranë e familjar të dëshmorëve, bashkë me organizata të dala nga lufta.
“Nuk e di si e fesjtojnë të tjerët, e si e vlerësojnë institucionet shtetërore por ish dashtë të jenë prezent së paku për nderim të sakrificës, heroizmit dhe për kujtim të krejt historisë të këtij populli”, ka theksuar Bashkim Ramosaj, Kryetar i Deçanit.
Dukagjinasit pavarësinë e festuan edhe në këtë mënyrë. Me kuaj e qerre, me flamuj kombëtar e shtetëror, nga Gllogjani festuan e u përshëndetën nga secili kalimtar rrugës për në Deçan.















