Pushteti në Serbi kritikohet nga BE-ja për parregullsi në zgjedhje

Pas akuzave nga blloku opozitar në Serbi për keqpërdorim të votës nga pushteti në Serbi, Bashkimi Evropian i ka kërkuar Serbisë përmirësimin e procesit zgjedhor. Kritika ndaj tyre kanë ardhur edhe nga Ministria e Jashtme gjermane dhe përfaqësues tjerë të BE-së. Ndërkohë përfaqësues të shqiptarëve të Luginës së Preshevës thonë se në listat zgjedhore mungojnë mbi 6000 shqiptarë, të cilëve shteti serb ua ka fshirë adresat viteve të fundit

Pas raportit të misionit të OSBE-së i cili tregon se ka pasur trysni ndaj votuesve dhe ndikim të partisë së Aleksandar Vuçiqit, kritika të reja vijnë nga Bashkimi Evropian.

Josep Borrell, shefi i politikës së Jashtme të BE-së dhe komisionari për zgjerim Oliver Varhelyi, përmes një deklarate të përbashkët kanë kërkuar përmirësim të procesit zgjedhor duke thënë se “funksionimi i duhur i institucioneve demokratike të Serbisë është në thelb të procesit të anëtarësimit të saj në bllok”.

Palë tjetër që i është bashkuar kritikave për zgjedhjet nacionale dhe lokale në Serbi është edhe raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon.

Eurodeputetja që ishte pjesë e delegacionit të Parlamentit Evropian që vëzhguan zgjedhjet në Serbi ka shkruar në platformën “X” se nevojitet mbikëqyrje ndërkombëtare dhe një hetim i plotë për këto zgjedhje.

Edhe ambasadori gjerman në Kosovë e ka shpërndarë një reagim të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, e cila duke iu referuar raportit të OSBE-së kanë përmendur keqpërdorimet e burimeve publike, frikësim të votuesve dhe raste të blerjes së votës.

Pushteti i Vuçiqit ka gisht edhe në fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginë, shkelje e cila u vërejt edhe në zgjedhjet e fundit.

“Në Medvegjë që është kryesisht e theksuar kjo, që janë diku mbi katër mijë që mungojnë në listat zgjedhore dhe ka në Luginë të Preshevës (Preshevë, Bujanoc) që ka diku rreth 2000 në Preshevë, Bujanoc që mungojnë në listat zgjedhore”, tha Ragmi Mustafi, kryetar i degës së PVD-së në Bujanoc.

Musfati i cili është edhe kryetar i degës i PVD-së në Bujanoc, thotë se rezultatet e fundit të cilat e bënë deputet Shaip Kamberin, mund të ndikojnë edhe në zgjedhjet lokale.

“Është krijuar një mundësi e mirë, një hapësirë më e madhe e bashkëpunimit të të gjitha forcave politike, të cilat janë rreshtuar ku janë rreshtuar dhe këtu dotë jetë një garë e ashpër për ta përmbysur një keq-qeverisje e cila është duke ndodhur në Preshevë”, tha Mustafi.

Partia Përparimtare serbe e Vuçiqit fitoi mbi 46% të votave, ndërsa opozita aleanca “Serbia kundër dhunës” nuk i ka pranuar rezultatet duke e akuzuar pushtetin për vjedhje, dhe duke paralajmëruar edhe protesta në rrugët e Beogradit.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika