Pushteti nuk e përkrah rritjen e koeficientit të pagave për sektorin publik

Kundër koeficientit të pagave kanë votuar shumica e deputetëve të partisë në pushtet

Propozimi i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani i cili ishte me përkrahje të Komisionit për buxhet, që koeficienti i pagës nga 110 euro, sa është paraparë në projektbuxhetin për 2023 të rritet në 115 euro për vitin e ardhshëm, nuk ka kaluar.

Kundër tij kanë votuar shumica e deputetëve të partisë në pushtet.

“Amendamenti 7, pika A është me mbështetje të komisionit funksional, është i propozuar në komision dhe është votuar me shumicën e anëtarëve të komisionit dhe ka të bëjë me vlerën e koeficientit, d.m.th. vlera monetare e koeficientit për Ligjin për Paga në sektorin publik është që të bëhet 115 euro. Pra, ka kaluar në komision dhe është me mbështetje të komisionit funksional për dallim prej amendamente tjera që nuk kanë pas mbështetjen e komisionit funksional”, ka thënë Rrahmani.

Ndërkaq, për këtë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se nuk do të ishte i Komisionit Funksional po të mos kalonte me shumicën e votave.

“Nuk do të ishte i Komisionit Funksional po të mos kalonte me shumicën e votave”, ka thënë Konjufca./KP

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika