Pushteti paralajmëron largimin e masave ndëshkuese të BE-së, opozita skeptike

Partia në pushtet është duke paralajmëruar largimin e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, por opozita është skeptike për këtë

Mazhoranca në Kuvend po paralajmëron largimin e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Mirëpo, opozita dhe analistët politikë janë skeptikë për një gjë të tillë, pasi konsiderojnë se “sanksionet” po përdoren për presion politik ndaj Kosovës në raport me dialogun me Serbinë.

Deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, nga radhët e Partisë Guxo, Jeta Statovci, ka thënë se ka sinjale nga Bashkimi Evropian se do të largohen masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

“Padyshim që po. Nga ana jonë janë cilësuar si masa të padrejta, të cilat duke konsideruar se ishin masa ekonomike dhe duke ditur sa fragjile është ekonomia e Kosovës, nuk mendoj se ishin as politikisht dhe as strategikisht një potezë i duhur. Andaj është theksuar nga ne, por edhe mbështetur nga senatorë dhe deputetë të tjerë që duhet të largohen masat ndaj Kosovës. Tashmë është edhe qëndrimi i joni që të ketë veprime, por ka edhe sinjale nga autoritetet dhe ndërmjetësues që do të ketë largim të këtyre masave”, ka thënë Statovci për KP.

Megjithëse i quan masat e BE-së të padrejta, deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asnjë veprim lobues për largim të tyre.

Në anën tjetër, analisti politik, Seb Bytyçi, thekson se masat janë vendosur për t’i bërë presion politikë Kosovës, andaj në rrethanat e tanishme e sheh të vështirë largimin e tyre.

Qeveria e Kosovës ishte njoftuar për masat e BE-së në fund të muajit qershor.

Ato u vendosën për shkak të mospërmbushjes së kushteve të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Masat ndëshkuese përfshijnë: suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimin e vizitave bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës, në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika