Putin: Asgjë e pazakontë në stërvitjet me armët taktike bërthamore

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të hënën se do të praktikojë dislokimin e këtyre armëve në jug të Rusisë, bashkë me Bjellorusisë, pas “deklaratave kërcënuese” nga Perëndimi.

Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se nuk ka asgjë të pazakontë në stërvitjet e planifikuara të vendit të tij me armët taktike bërthamore.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të hënën se do të praktikojë dislokimin e këtyre armëve në jug të Rusisë, bashkë me Bjellorusisë, pas “deklaratave kërcënuese” nga Perëndimi.

“Nuk ka asgjë të pazakontë këtu, kjo është punë e planifikuar, është stërvitje”, tha Putin, raporton agjencia shtetërore e lajmeve TASS.

Vitin e kaluar, ai ka thënë se Moska ka transferuar disa armë taktike bërthamore në Bjellorusi.

Ka qenë kjo lëvizja e parë e tyre jashtë Rusisë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, në vitin 1991.

Duke folur të enjten përkrah presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko, Putin tha se i ka sugjeruar Bjellorusisë që të angazhohet në një nga pjesët e stërvitjeve të planifikuara, raporton REL.

“Siç më ka thënë edhe ministri rus i Mbrojtjes, tashmë kemi filluar t’i zbatojmë këto udhëzime”, tha Lukashenko.

Se kur saktësisht do të mbahen stërvitjet, nuk është e qartë.

Roli i armëve bërthamore strategjike është t’i godasin objektivat e armikut larg vijës së frontit, ndërsa armët bërthamore taktike janë krijuar për t’u përdorur në fushat e betejës.

Rusia ka arsenalin më të madh të armëve bërthamore në botë.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se stërvitjet kanë për qëllim t’i rrisin aftësitë e ushtrisë ruse “për të siguruar integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit rus”, në përgjigje të “deklaratave provokuese dhe të kërcënimeve të zyrtarëve perëndimorë ndaj Federatës Ruse”.

Ajo nuk specifikoi më shumë, por javën e kaluar, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, përsëriti deklaratën se vendi i tij nuk mund ta përjashtojë dërgimin e trupave në Ukrainë, për ta ndihmuar atë në luftën kundër pushtimit rus.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika