Putin-Grossit: Rusia është e hapur për dialog për centralin “Zaporizhzhia”

Presidenti rus, Vladimir Putin i ka thënë shefit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, Rafael Grossi se Rusia është e hapur të diskutojë rreth centralit bërthamor të Ukrainës, Zaporizhzhia

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin në takim me shefin e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, Rafael Grossi. FOTO:REUTERS





Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin të martën e 11 tetorit i ka thënë kreut të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike (IAEA), Rafael Grossi se Rusia është e “hapur për dialog” dhe të diskutojë për “të gjitha çështjet” në lidhje me operacionet e centralit bërthamor të Ukrainës, Zaporizhzhia.

Në një takim në Saint Petersburg të transmetuar në televizionin shtetëror rus, Putin i ka thënë Grossit, se situata rreth termocentralit të kontrolluar nga Rusia, është “shqetësuese”, raporton Reuters.

Putin ndër të tjera ka thënë se ka pasur “politizim të tepruar dhe të rrezikshëm” të asaj që kishte të bënte me aktivitetin bërthamor.

Grossi është takuar me Putinin, në kuadër të përpjekjeve të agjencisë që udhëheq, për të parandaluar ndonjë aksident.

“Nuk ka kohë për të humbur”, ka thënë Grossi, duke shtuar se situata rreth centralit është “e rrezikshme, jostabile dhe sfiduese”, për shkak të sulmeve të shpeshta rreth zonës, kështu duke paralajmëruar një takim në javën e ardhshme me presidentin ukrainas, Volodomyr Zelensky.

Termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia, më i madhi në Evropë, ka qenë një pikë kyçe në fushatën ushtarake gati tetë-mujore të Rusisë në Ukrainë.

I kapur nga Rusia në fillim të marsit, objekti mbetet afër vijës së frontit dhe është vënë vazhdimisht nën bombardime, duke shkaktuar deri tani dëme të vogla, por duke rritur frikën për një fatkeqësi bërthamore.

Si Kievi dhe Moska kanë akuzuar njëri-tjetrin për bombardimin e uzinës.

Raffael Grossi drejtoi një mision të IAEA në të më 29 gusht, duke shtyrë përpara idenë e krijimit të një zone të sigurisë rreth centralit.

Ndërkaq, reaktori i fundit operativ në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia (ZNPP) është mbyllur pasi një linjë transmetimi që lidh centralin me sistemin energjetik të Ukrainës është restauruar.

Ukraina thotë se centrali bërthamor Zaporizhzhia është “mbyllur plotësisht”





Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika