Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm të Iranit, Abbas Araghchi, duke theksuar se Moska do të bëjë gjithçka për të ndihmuar në arritjen e paqes në Lindjen e Mesme.
Sipas mediave shtetërore ruse, Putin ka deklaruar gjatë takimit në Shën Petersburg se Rusia do të veprojë në përputhje me interesat e Iranit dhe të popujve të rajonit, me qëllim arritjen sa më të shpejtë të paqes.
Rusia dhe Irani, të dyja nën sanksione të ashpra perëndimore, kanë forcuar marrëdhëniet vitet e fundit.
Sipas raportimeve, Moska i ka ofruar Iranit mbështetje diplomatike në Organizata e Kombeve të Bashkuara, si dhe bashkëpunim në fushën e inteligjencës.
Vizita e Araghchit në Rusi vjen pas ndalesave të tij në Pakistan dhe Oman, të cilat kanë shërbyer si ndërmjetës në përpjekjet për dialog mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ministri iranian ka deklaruar më herët se kërkesat “të tepruara” të SHBA-së çuan në dështimin e negociatave në Islamabad.