Putin thotë se lufta në Ukrainë “po shkon drejt fundit”

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se lufta në Ukrainë mund të jetë duke iu afruar përfundimit.

Pas paradës së reduktuar të Ditës së Fitores në Moskë, ai tha: “Mendoj se çështja po shkon drejt fundit”, duke iu referuar “operacionit special ushtarak” në Ukrainë. Megjithatë, ai njëkohësisht kritikoi ashpër mbështetjen e Perëndimit për Kievin.

Parada e 9 majit, që shënon fitoren e Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore, këtë vit u mbajt pa ekspozimin e zakonshëm të tankeve dhe raketave, për shkak të frikës nga sulmet e mundshme ukrainase në Sheshin e Kuq.

Një armëpushim tre-ditor i ndërmjetësuar nga SHBA ndihmoi që aktiviteti të zhvillohej pa incidente, megjithatë më pas Rusia dhe Ukraina akuzuan njëra-tjetrën për shkelje të tij, raporton BBC.

Në fjalimin e tij për Ditën e Fitores, Putin e justifikoi luftën duke e quajtur “të drejtë” dhe e cilësoi Ukrainën si “forcë agresive” të armatosur dhe të mbështetur nga NATO.

Më vonë, në një konferencë për media, ai tha se Perëndimi kishte nxitur përshkallëzimin e konfliktit me Rusinë dhe përsëriti se beson se “çështja po i afrohet fundit”, por theksoi se situata mbetet serioze.

Putin shtoi se është i gatshëm për negociata mbi marrëveshje të reja të sigurisë në Evropë dhe tha se do të ishte i gatshëm të takohej me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky vetëm kur të arrihet një marrëveshje përfundimtare paqeje. Sipas tij, një takim i tillë do të ishte “hapi final” për nënshkrimin e traktatit.

Ai gjithashtu përmendi se ka dëgjuar deklarata nga Zelensky për gatishmëri për takim, por shtoi se “nuk është hera e parë që dëgjojmë gjëra të tilla”.

Në sfondin diplomatik, presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, ka deklaruar se ekziston “potencial” për bisedime mes BE-së dhe Rusisë në një moment të përshtatshëm, ndërsa sipas tij, edhe Zelensky është i hapur për një zhvillim të tillë.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika