Putin thotë se Rusia “do të intensifikojë” sulmet ndaj Ukrainës

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha më 1 janar se Moska do t'i intensifikojë sulmet ndaj caqeve ushtarake në Ukrainë

Vladimir Putin, president i Rusisë

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha më 1 janar se Moska do t’i intensifikojë sulmet ndaj caqeve ushtarake në Ukrainë, pas një sulmi të paprecedent ukrainas të kryer gjatë fundjavës në qytetin rus të Belgorodit.

Sulmi i së shtunës në Belgorod la të vrarë 24 persona dhe 100 të tjerë u plagosën. Ky sulm erdhi pasi Moska kreu një sulm të shkallës së gjerë ndaj qyteteve ukrainase.

“Ne do të intensifikojmë sulme. Asnjë krim ndaj civilëve nuk do të kalojë pa u ndëshkuar, kjo është e sigurt”, tha Putin të hënën gjatë një vizite në një spital ushtarak.

Ai tha se Rusia do të vazhdojë të godasë ato që presidenti rus i quajti “instilacione ushtarake”.

“Ne po e bëjmë këtë sot, do ta bëjmë nesër dhe do të vazhdojmë të veprojmë kështu”, tha Putin, teksa pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës pothuajse ka hyrë në vitin e dytë.

Këto deklarata të Putinit erdhën ditën kur Ukraina raportoi për një “numër rekord” të sulmeve ruse me dronë. Ukraina raportoi për 90 sulme me dronë gjatë natës.

Lideri rus, po ashtu, tha se beson se “iniciativa strategjike” në konfliktin në Ukrainë është në anën e Rusisë.

“Kështu më kanë informuar”, tha ai.

Putin, po ashtu, pretendoi se Moska dëshiron t’i japë fund konfliktit “sa më shpejt që të jetë e mundur”, por “vetëm sipas kritereve tona”, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve, TASS.

Ai përsëriti se Ukraina po përdoret nga Perëndimi “që të zgjidhë problemet” që Perëndimi ka me Rusinë./REL

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika