Putin thotë se Rusia është e gatshme të negociojë me Ukrainën

Për herë të parë që nga sulmi kundër Ukrainës, Rusia është e gatshme të bisedojë, sipas presidentit rus, i cili ka deklaruar se janë të pajtimit të negociojnë me të gjitha palët e përfshira në konfliktin në Ukrainë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Rusia është e gatshme të negociojë me të gjitha palët e përfshira në konfliktin në Ukrainë, por Kievi dhe mbështetësit e saj perëndimorë kanë refuzuar të angazhohen në bisedime, ka thënë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Putin këtë e ka bërë të ditur në një intervistë të transmetuar në televizionin rus.

Pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt ka shkaktuar konfliktin më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe konfrontimin më të madh midis Moskës dhe Perëndimit që nga kriza e raketave Kubane e vitit 1962.

Ndërsa, Kremlini thotë se do të luftojë derisa të arrijë qëllimet që ka, ndërsa Kievi ka thënë se nuk do të ndalet derisa çdo ushtar rus të largohet nga territori i saj, përfshirë edhe nga Krimea që u aneksua nga Rusia në vitin 2014.

“Ne jemi të gatshëm të negociojmë me të gjithë të përfshirët për një zgjidhje të pranueshme, por mbetet te ta – ne nuk jemi ata që po refuzojmë negociatat, ata po i refuzojnë ato”, ka thënë Putin, raporton Reuters.

 

Kryeqyteti ukrainas, Kiev

Drejtori i CIA-s, William Burns, në një intervistë të publikuar këtë muaj kishte thënë, se derisa shumica e konflikteve përfundojnë në tryezë të negociatave, vlerësimi i CIA-s është se Rusia nuk është ende serioze sa i përket negociatave të vërteta për t’i dhënë fund luftës.

Ndërkaq, këshilltar i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Putini duhet të kthehet në realitet dhe ta pranojë se ishte Rusia ajo që nuk donte negociata.

“Rusia vet e sulmoi Ukrainën dhe po vret civilë. Rusia nuk do negociata, por po mundohet të ikë nga përgjegjësia”, ka shkruar në Twitter këshilltari i Zelenskyt, Mykhailo Podolyak.

Putin, ka thënë se “nuk kishte zgjidhje tjetër” në rastin e Ukrainës, pasi sipas tij “Perëndimi i udhëhequr nga SHBA-ja po tentonte ta ndante Rusinë”.

“Po mendoj se ne po veprojmë në drejtimin e duhur, po mbrojmë interesat tona kombëtare, interesat e qytetarëve tanë, të njerëzve tanë. Dhe nuk kemi zgjedhje tjetër, pos të mbrojmë qytetarët tanë”, ka thënë Putin.

I pyetur nëse konflikti po arrin në nivele të rrezikshme, Putin ka thënë: “Nuk besoj se është aq i rrezikshëm”.

Putin ka thënë se “Perëndimi nisi konfliktin në Ukrainë duke rrëzuar presidentin pro-rus”.

Foto ilustruese nga Aljazeera

Putin thotë se Rusia do të shkatërrojë raketat amerikane Patriot në Ukrainë

Putin thotë se është “100 për qind” i bindur se forcat e tij do të shkatërrojnë sistemin më të avancuar të mbrojtjes ajrore të Pentagonit, që presidenti amerikan, Joe Biden ka premtuar ta dërgojë në Ukrainë.

“Sigurisht, ne do ta shkatërrojmë atë, 100 për qind” ka thënë ai, duke iu referuar baterisë së raketave Patriot në pjesët e një interviste të transmetuar në televizionin rus.

Menjëherë pas revolucionit, Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina dhe forcat separatiste të mbështetura nga Rusia filluan të luftonin forcat e armatosura ukrainase në lindje të Ukrainës.

Presidenti rus, ka thënë se Perëndimi “ka synuar ta shkatërrojë Rusinë që nga viti 1991 pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik”.

Gjithashtu, ai ka shtuar se “operacioni special ushtarak në Ukrainë ishte momenti kur më në fund Moska vendosi të ngrihej ndaj bllokut Perëndimor”.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika