Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë për rrëzimin e avionit të djeshëm ku vdiq edhe ish – shefit të Wagner-it  Yevgney Prigozhin.

Ai u ka dërguar ngushëllimet e tij familjeve të të vdekurve dhe e ka  përshkruar themeluesin e “Wagner Group” Yevgeny Prigozhin si një biznesmen të talentuar.

Në një fjalim televiziv Putin, thotë se hetuesit do të shqyrtojnë se çfarë ndodhi – por se kjo do të marrë kohë. Ai thotë se i është thënë për rrëzimin e avionit të së mërkurës të enjten në mëngjes.

Putin thotë gjithashtu se “me sa di unë”, Prigozhin “vetëm dje [e mërkurë] u kthye nga Afrika. Ai takoi disa persona zyrtarë atje”.

Ditët e fundit, shefi i Wagner besohet të ketë qenë i pranishëm në Afrikën Perëndimore – ku analistët perëndimorë kishin frikë se grupi po kërkonte të zgjeronte shtrirjen e tij në vende të tjera, duke përfshirë Nigerin, ku sapo ka ndodhur një grusht shteti.

Wagner është një shtyllë kyçe e politikës së jashtme ruse, me forcat e saj që ndihmojnë për të mbështetur qeveritë në Siri, Mali, Republikën e Afrikës Qendrore dhe Libi në këmbim të të drejtave fitimprurëse të minierave.

Nuk do të harrojmë rolin e Wagnerit në Ukrainë, shton presidenti rus

Raportohet se ishte përkrah Prigozhin në aeroplan, dora e tij e djathtë Dmitry Utkin, si dhe pesë anëtarë të tjerë të Wagner dhe tre ekuipazhi.

“Të dhënat fillestare sugjerojnë se punonjës të kompanisë Wagner ishin në bord,” pranon Putin.

“Dëshiroj të theksoj se këta janë njerëz që kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në kauzën tonë të përbashkët për të luftuar regjimin neo-nazist në Ukrainë,” vazhdon ai.

“Ne e mbajmë mend dhe e dimë atë dhe nuk do ta harrojmë.”

Putin ka pretenduar shpesh praninë e neo-nazistëve në Ukrainë si një justifikim për pushtimin e tij në vendin fqinj – pretendime të cilat janë hedhur poshtë . Vlen gjithashtu të përmendet se presidenti ukrainas Volodymyr Zelenksy është hebre.