Putini e urdhëron ushtrinë t’i shtojë edhe 170.000 trupa në Forcat e Armatosura

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar ushtrinë ruse të shtojë sasinë e trupave me 170.000 ushtarë, duke e çuar numrin total të personelit ushtarak në 2.200.000. Kjo është hera e dytë që Rusia zgjeron ushtrinë kaq shumë pas vitit 2018

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka urdhëruar ushtrinë ruse të premten ta rrisë sasinë e trupave, duke i shtuar edhe 170.000 të tjerë, derisa Moska po e vazhdon luftën prej agresori në Ukrainë.

Ushtria e Rusisë tani i ka 1.3 milionë trupa pas kësaj rritjeje.

Vendimi i Putinit u bë i ditur nga Kremlini të premten dhe u fut në fuqi menjëherë. Ai nënkupton se numri i përgjithshëm i personelit ushtarak rus shkon tani në rreth 2.200.000, përfshirë 1.320.000 trupa.

Kjo është hera e dytë që Rusia e zgjeron ushtrinë kaq shumë prej vitit 2018. Në gusht 2022, Putini urdhëroi shtimin e 137.000 trupave.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se urdhri nuk nënkupton “zgjerim të madh të thirrjes në ushtri”, duke shtuar se shtimi i trupave do të ndodhë dalëngadalë duke rekrutuar më shumë vullnetarë.

Ministria e arsyetoi shtimin e trupave me, siç e quajti “operacionin special ushtarak” në Ukrainë dhe zgjerimin e NATO-s, shkruan REL.

“Forcat e përbashkëta të armatosura të NATO-s po rreshtohen pranë kufijve të Rusisë, si dhe po vendosen sisteme të mbrojtjes ajrore dhe armë sulmuese. Potenciali i forcave taktike bërthamore të NATO-s po rritet”, tha Ministria ruse në një komunikatë.

Rritja e numrit të trupave ruse është përgjigje me vend “ndaj veprimeve agresive të bllokut të NATO-s”, tha ajo.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika