Putini premton armëpushim, nëse Ukraina tërhiqet nga zonat e okupuara

Vladimir Putini, president i Rusisë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha të premten se Rusia do të jetë gati për “bisedime për paqe me Ukrainën” nëse trupat ukrainase tërhiqen nga rajonet Zaporizhzhia, Kherson, Donetsk dhe Luhansk dhe nëse Kievi heq dorë nga planet për t’u bashkuar me NATO-n.

Në prag të një konference paqeje në Zvicër, në të cilën, Rusia nuk është ftuar, Putini shtroi një sërë kushtesh krejtësisht në kundërshtim me kushtet e kërkuara nga Ukraina.

“Kushtet janë shumë të thjeshta,” tha Putin, duke i renditur këto si tërheqje të plotë të trupave ukrainase nga i gjithë territori i rajoneve Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia në Ukrainën lindore dhe jugore.

“Sapo ata deklarojnë në Kiev se janë gati për një vendim të tillë dhe fillojnë një tërheqje reale të trupave nga këto rajone, dhe gjithashtu shpallin zyrtarisht braktisjen e planeve të tyre për t’u anëtarësuar në NATO – nga ana jonë, menjëherë, fjalë për fjalë në të njëjtën kohë minuti, një urdhër do të pasojë për të pushuar pushtimin dhe për të filluar negociatat. E përsëris, ne do ta bëjmë këtë menjëherë. Natyrisht, ne do të garantojmë njëkohësisht tërheqjen e papenguar dhe të sigurt të njësive dhe formacioneve ukrainase”, ka deklaruar Putin, raporton Reuters.

Duhet të theksohet se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se nuk është opsion heqja dorë nga territoret.

Ai deklaroi se të gjitha forcat ruse duhet të largohen si kusht për çdo marrëveshje paqeje.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt të vitit 2022, duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme materiale.

Shija e redaktorit

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

26 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes në Paris

Sot bëhen 26 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb...

Nënshkruhet Deklarata për aleancë ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Në Tiranë, Shqipëria, Kroacia dhe Kosova nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes që thekson angazhimin e tri shteteve për forcimin...

Të fundit nga rubrika