Putini thotë se s’do të marrë pjesë në Samitin e G20-s, e dërgon Lavrovin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka vendosur të mos marrë pjesë në Samitin e Grupit të 20 (G20) i planifikuar të mbahet në Delhi të Indisë. Putin ka njoftuar kryeministrin indian, Narendra Modi, nëpërmjet një bisede telefonike se ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, do ta përfaqësojë vendin në samit në emër të tij

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka thënë kryeministrit indian, Narendra Modi, se nuk do të marrë pjesë në Samitin e G20-s në Delhi muajin e ardhshëm, raportoi të martën BBC-ja.

Siç raportohet, Putini e ka njoftuar Modin përmes telefonit se ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, do të marrë pjesë në samit në emër të tij.

Pushtimi rus i Ukrainës pritet të jetë një pikë diskutimi në samitin në Delhi, ku do të jenë të pranishëm liderët botërorë, duke përfshirë presidentin amerikan Joe Biden dhe kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak.

Nëpërmjet një deklarate, India ka thënë se në këtë bisedë, Modi ka shprehur mirëkuptim për vendimin e Rusisë, si dhe ka falënderuar Putinin për mbështetjen e nismave të Delhit gjatë presidencës së G20-s.

“Diskutimi preku gjithashtu çështjet aktuale të marrëdhënieve ruso-indiane, të cilat po zhvillohen në mënyrë progresive në frymën e një partneriteti strategjik”, thuhet të ketë thënë Modi.

India po pret samitin e këtij viti, i cili do të mbahet në kryeqytetin Delhi më 9 dhe 10 shtator, transmeton Portali Dukagjini.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika