Putini viziton rajonin e Kurskut për herë të parë pas pushtimit nga Ukraina

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka vizituar të mërkurën trupat ruse të angazhuara në kundërofensivën në rajonin e Kurskut, sipas raportimeve të mediave shtetërore ruse.

Kjo është vizita e tij e parë në këtë zonë perëndimore që nga momenti kur Ukraina mori kontrollin e një pjese të saj.

“Jam duke llogaritur në faktin se të gjitha detyrat e luftës me të cilat njësitë tona përballen do të arrihen, dhe territori i rajonit të Kurskut shpejt do të jetë plotësisht i çliruar nga armiku”, është shprehur Putin gjatë vizitës së tij.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “Tass”, presidenti rus ka zhvilluar një takim në një pikë komanduese ushtarake, ku është informuar nga shefi i shtabit të ushtrisë ruse, Valery Gerasimov.

Ky i fundit i ka raportuar Putinit mbi situatën në front dhe ka njoftuar se një numër i madh i ushtarëve ukrainas janë kapur gjatë luftimeve.

“Ushtria ukrainase, duke parë se rezistenca është e kotë, ka filluar të dorëzohet. Deri më tani, 430 luftëtarë janë kapur”, ka deklaruar Gerasimov në takimin me Putinin.

Ndërkohë, rajoni i Kurskut mbetet një vatër e përplasjeve të ashpra mes forcave ruse dhe ukrainase, teksa po zhvillohen negociata për një armëpushim të mundshëm.

Shija e redaktorit

26 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes në Paris

Sot bëhen 26 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb...

Nënshkruhet Deklarata për aleancë ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Në Tiranë, Shqipëria, Kroacia dhe Kosova nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes që thekson angazhimin e tri shteteve për forcimin...

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Të fundit nga rubrika