PZAP refuzon ankesën e PDK-së ku kërkonte rivotim në Mitrovicën e Jugut

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me parregullsitë gjate procesit të numërimit të fletëvotimeve në Komunën e Mitrovicës së Jugut, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të mbajtura me 09 nëntor.

Në vendimin të cilin e ka siguruar Dukagjini, PZAP e konsideron si të pabazuar ankesën e PDK-së në të cilën urdhërohej Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të përsëris procesin zgjedhor në Mitrovicën e Jugut, njofton Dukagjini.

“Refuzohet e pabazuar ankesa e subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me seli në Prishtinë, me te cilën ka kërkuar qe te urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), që brenda afatit të caktuar ligjor, të përsërisë procesin zgjedhor në Komunën e Mitrovicës së Jugut, duke kryer rivotim në përputhje me ligjin dhe rregulloret përkatëse”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Të fundit nga rubrika