Qalaj: Kandidatja e Vetëvendosjes nuk kalon
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka thënë se partia e tij nuk e voton kandidaten e propozuar nga Vetëvendosje. “Me thënë të drejtën nuk pres ndonjë ndryshim, vetëm nëse koalicioni që ka fituar më së shumti vota, ka ndrru qëndrim, ka ndrru kandidatin. Përndryshe vendimet e PDK-së nuk ndryshojnë, kandidatja e propozuar nuk do të […]
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka thënë se partia e tij nuk e voton kandidaten e propozuar nga Vetëvendosje.
“Me thënë të drejtën nuk pres ndonjë ndryshim, vetëm nëse koalicioni që ka fituar më së shumti vota, ka ndrru qëndrim, ka ndrru kandidatin. Përndryshe vendimet e PDK-së nuk ndryshojnë, kandidatja e propozuar nuk do të kalojë. Me sa kam unë informata nuk ka kurrfarë bisedimi, kurrfarë iniciative nga ata që që do duhej” – ka thënë Qalaj.
Ai ka thënë se nuk ka informata nëse dikush prej Vetëvendosjes është duke i kontaktuar deputetët e PDK-së, për t’i bindur që të ndryshojnë qëndrimin.
“Nuk kam informatë të tillë, mua nuk më ka kontaktuar askush dhe s’mund të më kontaktojë për kandidaten e propozuar. Nuk marrim pjeë në votim për shkak të një veprimi kundërkushtetues dhe kundër rregullores së Kuvendit të Kosovës”.















