Qalaj kërkon nga Kurti që të insistojë për ndryshimin e planit evropian

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, lidhur me planin evropian, i njohur edhe si plani franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të insistojë që ky plan të ndryshohet.

“Pala kosovare duhet të insistojë që plani evropian nëse ka mundësi dhe hapësirë që të korrigjohet për shkak se mendojmë që nuk i plotëson aspiratat e popullit kosovar”, është shprehur ai.

Qalaj i ftuar në emisionin FIVE, ka thënë se mendimi i opozitës është se plani evropian gjithsesi duhet të ketë njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne po flasim për një plan i cili sipas mendimit të opozitës duhet ta kishte gjithsesi njohjen reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë, dhe planet e tilla të cilat janë shumë serioze duhet të nënshkruhen. Duhet të jetë ajo ana formale e nënshkrimit të marrëveshjeve që realisht bëhen ndërmjet dy shteteve, në mënyrë që pastaj të jenë edhe ligjërisht të obligueshëm”, ka deklaruar ai.

“E di që kjo është negociuar me ndihmën e ndërmjetësuesve të BE-së dhe ShBA-së, mirëpo formalizmi i marrëveshjes është më i mirë që të vendosen nënshkrimet e kryeministrit dhe dikujt nga pala serbe”, është shprehur tutje ai.

Ndërkaq, ai ka thënë se Kosova nuk përfiton aq shumë nga plani evropian, pasi sipas tij, është vetëm një avancim i situatës së Kosovës në politikën ndërkombëtare dhe se nuk është ajo që Kosova ka pasur synim ndër vitesh.

“Nuk mund ta quajmë këtë plan të suksesshëm dhe të mirë për Kosovën nëse fillimisht nuk ka diçka të prekshme sa i përket integrimeve evropiane, nuk kemi asgjë që neve na tregon që Kosova do të jetë së shpejti pjesë e mekanizmave të NATO-s, partneritetit për paqe e kështu me radhë”, ka vijuar ai.

Ndër të tjera, deputeti i PDK-së ka thënë se nga ky plan nuk kemi asgjë që e garanton Kosovën se pesë shtetet që nuk e njohin do ta njohin si shtet.

“Nuk kemi atë finalen, realisht ky plan nuk e përcakton edhe marrëveshjen për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, prandaj mendoj që ky plan duhet gjithsesi të avancohet”, ka thënë Qalaj.

  • Çka përfiton Kosova nga plani evropian?- flet ambasadori Hovenier

Kujtojmë se ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, në një intervistë ekskluzive në emisionin Debat Plus, ka renditur kriteret e dobishme për Kosovën nga plani evropian, dhe ka treguar më në detaje se pse është e rëndësishme që shteti kosovar t’i ketë ato kritere në kuadër të marrëveshjes me Serbinë.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika