Qalaj: Po presim që VV-ja të reflektojë e të kërkojë një marrëveshje politike
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka kritikuar zvarritjen e procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se reflektimi politik është dashur të ndodhte shumë më herët. Para nisjes së vazhdimit të seancës së 43-të konstituive, Qalaj ka theksuar se situata aktuale është pasojë e mungesës së vullnetit për marrëveshje politike dhe ngulmimit në […]
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka kritikuar zvarritjen e procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se reflektimi politik është dashur të ndodhte shumë më herët.
Para nisjes së vazhdimit të seancës së 43-të konstituive, Qalaj ka theksuar se situata aktuale është pasojë e mungesës së vullnetit për marrëveshje politike dhe ngulmimit në një emër që nuk ka konsensus.
“Po presim që partia që ka fituar më së shumti ulëse në Kuvend të reflektojë dhe të kërkojë një marrëveshje politike për të zgjedhur një kryetar që i takon koalicionit fitues”, ka deklaruar ai.
Qalaj ka bërë të qartë se PDK-ja nuk do ta mbështesë kandidaten e propozuar nga Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, deputeten Albulena Haxhiu.















