Qalaj: Sveçla ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka kritikuar ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Qeverinë Kurti për ndërhyrje në hetimet e Policisë së Kosovës, veçanërisht ato që lidhen me personat në pushtet ose të afërt me të

Rashit Qalaj, PDK

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka kritikuar ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Qeverinë Kurti për interferime në Policinë në Kosovës, gjegjësisht në hetimet që po u bëhen personave të pushtetit apo të afërt me pushtetin.

Sipas Qalaj, pushteti është duke penguar hetime, siç janë me rezervat shtetërore, dhe këtë, sipas tij, po e dëshirojnë edhe raportet ndërkombëtare.

“Shemsi Haziri është ndërruar politikisht. Me mbrojt krimin, me i mbrojt njerëzit e vet të pushtetit… Kur edhe raporti i DASH-it të thotë që ndërrimi i shefit të Taskë Forcës është i lidhur me krimin serioz në Qeveri. Atëherë, kjo nuk do koment”, ka thënë Qalaj në “Five” të Dukagjinit.

Më tej, Qalaj ka kritikuar ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, se ka marrë aksione policore ne veri të vendit pa e pyetur drejtorin e Përgjithshëm të Policisë.

Dhe, sipas tij, Sveçla është duke emëruar “persona në Policisë, vetëm personat nga qyteti që vjen” dhe kështu, sipas tij, po tentohen të mbyllen rastet e hetimeve.

“Absolutisht është nga jashtë (ndikimi në Polici). Ju e dini mos t’i përsërisim gjërat në veri se si ka vepruar ministri pa e pyetur fare drejtorin. S’po dua të flas për disa gjëra, le të thonë hetimet. Tek e fundit më mirë është t’i mbrojë hetimet të mos dëmtohen. Se unë të bëj poltikë në emër të opozitës dhe të tregoj gjëra që s’du me i tregu/ që ish dashtë më i tregu. Mirëpo, për shkak të rëndësisë, i rastit të Banjkës për shembull kam vendos të hesht për momentin. Por, është me rëndësi sa më pak të preket shtylla e hetimit në Polici”, ka shtuar Qalaj.

Kështu, Qalaj ka thënë se partia në pushtet ka harruar kauzën për luftimin e korrupsionit dhe nepotizmit.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika