Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator në Prishtinë

Kryetari i Partisë Demokratike të Ashkalive të Kosovës (PDAK), Qazim Rrahmani, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”, i cili pritet të mbahet më 12 shtator 2026 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Rrahmani u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, në veçanti pjesëtarëve të komunitetit ashkali, që t’i bashkohen marshit në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

“Ju ftoj që më datën 12 shtator 2026 të jemi të gjithë së bashku në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, të MARSHOJMË PËR LIRI”, ka shkruar Rrahmani.

Sipas tij, marshi synon të shprehë mbështetjen për vlerat e luftës së UÇK-së dhe për kontributin e luftëtarëve dhe heronjve të saj.

Ai ka kërkuar gjithashtu mbështetje për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, të cilët po përballen me proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë.

“Marshojmë për Liri. #Kosova_ju_Pret”, ka shkruar Rrahmani në thirrjen e tij.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika