Fillon sot ‘Final 4’ e Ligës Unike

Fillon sot për herë të parë edicioni ‘Final 4’ i Ligës Unike

LIGA UNIKA

Në palestrën Karagaçi në Pejë, katër skuadrat më të mira të Ligës mbarë shqiptare, luftojnë për të siguruar një vend në finalen e madhe.

Turneu i organizuar nga KB Peja, është i dyti që mbahet në qytetin më perëndimor të Kosovës këtë vit pas ‘Final Eight’ Kupës së Kosovës që u organizua në muajin shkurt.

Atë turne, e fitoi Trepça duke mposhtur Bashkimin në finale, skuadra këto që nuk do të jenë të pranishme në këtë turne.

E spektakli basketbollistik, nis sot në orën 17:00.

Kampionët në fuqi të Ligës Unike, therandasit e Golden Eagle Yllit, përballen me skuadrën nga Durrësi, Teutën.

Stinorin e rregullt, Ylli e përfundoi në vendin e parë. Djemtë e detit në anën tjetër përfunduan në vendin e pestë, kurse në gjysmëfinale arritën duke mposhtur Tiranën në çerekfinale.

Basketbollistët ‘Liga Unike’

Sikurse Ylli, edhe Peja e arriti gjysmëfinalen pa shumë mund, duke përfunduar në vendin e dytë.

E Pejanët presin me fillim në orën 20:30 skuadrën e Prizrenit 16, që në këtë fazë erdhi pas fitores kundër skuadrës së Rahovecit në fazën çerekfinale.

Të enjten, pra më 21 prill, në të njëjtat orare zhvillohen edhe dy ndeshje.

Në orën 17:00, luhet ndeshja për vendin e tretë, e në 20:30, zhvillohet finalja e madhe për të kuptuar kampionin e madh të Ligës mbarë shqiptare.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika