Qehaja reagon ndaj deklaratës së Gjuriqit: Po aq e neveritshme dhe e rrezikshme

Deklaratën e ambasadorit të Serbisë në ShBA, Marko Gjuriq, ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Florian Qehaja, e ka konsideruar si po aq të neveritshme edhe të rrezekishme

Ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Florian Qehaja

Këtë të diel, ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Florian Qehaja, ka reaguar ndaj deklaratës së ambasadorit të Serbisë në ShBA, Marko Gjuriq.

Përmes një postimi, Gjuriq ka thënë se “jemi në një pikë kthese të historisë kur fati i popullit serb po vendoset në të gjitha pjesët e hapësirës sonë historike etnike – nga Beogradi, rrafshi ynë verior, në Kosovë dhe në pjesë të tjera të ish-Jugosllavisë ku jetojnë serbët…”

Lidhur me këtë postim, ambasadori Qehaja ka thënë se deklarata e Gjuriqit është po aq e  neveritshme dhe e rrezikshme.

“Një person që njihet gjerësisht për thirrjet e tij qesharake ‘Aco-Srbine’, tani bën një thirrje të hapur për të mbrojtur botën serbe. Po aq e neveritshme dhe e rrezikshme”, ka shkruar Qehaja.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika