Qëllohen me armë zjarri pesë policë amerikanë

Pesë oficerë policie janë plagosur të enjten në mëngjes në një sulm me armë pranë qytetit lindor të Minesotës, në SHBA

Pamje nga vendi i ngjarjes.

Pesë zyrtarë policorë janë qëlluar me armë zjarri të enjten në rajonin Glendorado Township, në shtetin e Minesota në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas autoriteteve lokale, policët janë jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohen në dy spitale të ndara, derisa sulmuesi ende s’është arrestuar.

“Aktualisht nuk ka asnjë rrezik për banorët, por u është kërkuar të shmangin zonën”, thuhet tutje në njoftim.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ka raportuar agjencia e lajmeve AP.

Video nga KMSP-TV tregoi automjete të shumta të zbatimit të ligjit në vendngjarje dhe oficerë me mjete taktike.

Një automjet i blinduar është parë duke lëvizur në buzë të një fushe.

Sherifi i Qarkut, Benton County, Troy Heck ka thënë se “ndonëse aktualisht nuk ka asnjë rrezik për publikun e gjerë”, ai paralajmëroi vendasit që të shmangin zonën për momentin.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika