Qëllohet me armë gjyqtari që dënoi luftëtarët të cilët luftuan në anën e Ukrainës

Mediat ndërkombëtare raportojnë se gjyqtari nga Gjykata e Lartë e së ashtuquajturës "Republika e Donetsk në Ukrainën juglindore", Alexander Nikulin, është qëlluar me armë dhe gjendja e tij është e rëndë

Rekrutët e rinj në ushtrinë ukrainase trajnohen nga specialistë të ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar në një bazë ushtarake pranë Mançesterit. Foto AP

Autoritetet lokale të Donetsk-ut, kanë thënë se, të shtunën e pesë nëntorit, është qëlluar me armë një gjyqtar, gjendja e të cilit raportohet si e rëndë.

Gjyqtari i cili u qëllua me armë është Alexander Nikulin, nga Gjykata e Lartë e së ashtuquajturës “Republika e Donetsk në Ukrainën juglindore”.

Gjyqtari Nikulin ka kryesuar panelin e gjyqtarëve që dënuan luftëtarët e huaj që luftuan në anën e Ukrainës. Në mesin e të dënuarve janë dhe dy britanikë dhe një maroken, raporton euronews.

Në njoftimin e Ministrisë së Brendshme të vetëquajtur republikë thuhej se “Në mbrëmjen e 4 nëntorit 2022, Ministria e Brendshme … mori një mesazh për një atentat në qytetin e Vougleguirsk”. “Viktima është plagosur nga plumbat”, thanë ata, duke shtuar se ishte “në gjendje të rëndë” dhe “luftonte për jetën”.

Zyrtari i lartë, Denis Pushilin, ka njoftuar se gjendja e Nikulin ishte “serioze”, duke shtuar se gjykatësi “dënoi kriminelët nazistë të luftës”, duke iu referuar qeverisë së Kievit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika