Qëllohet me armë zjarri, vdes një 26-vjeçar nga Suhareka

Një 26 vjeçar, e ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga një armë zjarri në Suharekë

iIustrim

Një 26-vjeçar, e ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga një armë zjarri, të hënën e dy majit në fshatin Greikoc të komunës së Suharekës.

Këtë për RTV Dukagjinin, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili ka theksuar se rasti po cilësohet si “vdekje e dyshimtë”.

Ai ka thënë se përkundër përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë viktimën, i njëjti, ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Prizrenit.

Kjo pasi afër shtëpisë së viktimës është gjetur një armë e tipit AK-47, që dyshohet të jetë përdorur në këtë ngjarje.

Ilustrim

“Pas marrjes së informatës, njësitë e Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Greikoc të Suharekës dhe në një objekt përcjellës, 20 deri në 30 metra larg shtëpisë së viktimës, është gjetur një armë AK-47, e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe rasti është duke u trajtuar si ‘vdekje e dyshimtë”, ka deklaruar Gashi.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për procedura të mëtutjeshme në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Ndryshe, të hënën e dy majit, Policia e Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e dy personave në fshatin Gllobar të komunës së Drenasit, si pasojë e një aksidenti trafiku.

Kështu ka bërë të ditur për RTV Dukagjini, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka theksuar se në aksident janë përfshirë dy automjete, ku kanë mbetur të lënduar edhe tre persona të tjerë.

“Rreth orës 14:00, është pranuar informata për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Gllobar, të komunës së Drenasit. Nga informatat e para, bëhet e ditur se dy vetura janë përfshirë në aksident, dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë humbur jetën përderisa tre të tjerë kanë pësuar lëndime”.

Sipas Borovcit, trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkaq të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Policia konfirmon vdekjen e dy personave në aksidentin në Gllobar të Drenasit

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika