Qendra e Sigurisë së Omanit: Zbulohet minë detare në Ngushticën e Hormuzit

Qendra e Sigurisë Detare e Omanit njoftoi se ka zbuluar një minë detare në perëndim të zonës së trafikut bregdetar në Ngushticën e Hormuzit, brenda ujërave territoriale të Omanit.

Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetin social X, autoritetet detare u bënë thirrje të gjithë detarëve, peshkatarëve dhe anijeve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lundrimit, të shmangin çdo objekt të dyshimtë dhe t’i raportojnë menjëherë tek autoritetet përkatëse.

Zbulimi vjen në një periudhë tensionesh të larta në rajon, pas përshkallëzimit të konfliktit mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit. Situata ka rritur shqetësimet për sigurinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin e energjisë në botë.

Megjithëse një armëpushim hyri në fuqi më 8 prill pas ndërmjetësimit të Pakistanit dhe u zgjat më pas për një periudhë të pacaktuar, autoritetet vazhdojnë të monitorojnë nga afër situatën e sigurisë në rajon./EN

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika