Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias: Dënojmë ashpër sulmin ndaj gazetarit Valon Syla
Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias ka reaguar për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla, ku ka thënë se e dënojnë ashpër këtë akt kriminal dhe njëkohësisht u kanë bërë thirrje institucioneve të shtetit të Kosovës që kriminelët t’i sjellin para drejtësisë. “Dënojmë ashpër sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla nga së paku tre […]
Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias ka reaguar për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla, ku ka thënë se e dënojnë ashpër këtë akt kriminal dhe njëkohësisht u kanë bërë thirrje institucioneve të shtetit të Kosovës që kriminelët t’i sjellin para drejtësisë.
“Dënojmë ashpër sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla nga së paku tre persona të cilët e lanë të gjakosur dhe me lëndime në kokë”.
“U bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që të kryejnë hetime të pavarura dhe profesionale për të sjellë kriminelët para drejtësisë”, ka bërë thirrje Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias.
🇽🇰 We strongly condemn the physical attack against journalist Valon Syla by at least three persons who left him bleeding and with injuries to his head.
We call on #Kosovo authorities to carry out independent and professional investigations to bring the criminals to justice. pic.twitter.com/HXm6vchnph
— European Centre for Press & Media Freedom (@ECPMF) April 12, 2023
Ndërsa Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sulmi ndaj gazetarit Valon Syla “me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është cilësuar ‘Lëndim i lehtë trupor’, sipas KPRK-së dhe në vazhdimësi janë duke u zhvilluar hetime në mënyrë intensive, me qëllim të sqarimit të rrethanave të këtij rasti, si dhe identifikimit e sigurimit të prezencës së të dyshuarve në procedurën penale”.















