Qendra për Ndihmë Juridike e IKD-së u ofron ndihmë juridike falas anëtarëve të sindikatës të minatorëve të Trepçës

Qendra për Ndihmë Juridike e IKD-së, ka ofruar ndihmë juridike falas për të gjithë anëtarët e Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës pasi Menaxhmenti i Trepçës ka marrë vendim që t’i suspendojë nga puna kryetarin e sindikatës, Ibrahim Jonuzin, nënkryetarin e sindikatës, dy anëtarë dhe një minator

Qendra për Ndihmë Juridike e IKD-së, ka ofruar ndihmë juridike falas për të gjithë anëtarët e Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës.

Kjo pasi Menaxhmenti i Trepçës ka marrë vendim që t’i suspendojë nga puna kryetarin e sindikatës, Ibrahim Jonuzin, nënkryetarin e sindikatës, dy anëtarë dhe një minator.

“Qendra për Ndihmë Juridike e IKD-së njofton të gjithë anëtarët e Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës se zotohet të ofrojë ndihmë juridike falas lidhur me rastet e përjashtimit të përkohshëm nga puna, apo masave të tjera eventuale, që vijnë si rrjedhojë e aktivitetit të tyre sindikal”, thuhet në njoftim.

Vendimi u është komunikuar përmes telefonit vetëm pak minuta më parë.

“Punonjësit Ibrahim Jonuzi, Fevzi Ademi, Desat Kerleshi, Eset Meha, punëtorë të Trepça Sh. A. largohen përkohësisht nga puna, duke filluar nga data 27.10.2023”, thuhet në vendimin e menaxhementit që është marrë para tri ditësh.

Sindikata ka bërë të ditur për RTV Dukagjinin se nuk u është thënë arsyeja e suspendimit dhe ende nuk kanë marrë një vendim zyrtar.

Menaxhmenti i Trepçës suspendon kryetarin e sindikatës, Ibrahim Jonuzi dhe disa të tjerë

 

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika