“Qëndroi në sallë vetëm 10 sekonda”,  Konjufca kërkon t’i hiqet mëditja deputetes Reshitaj

Albena Reshita, deputete e AAK-së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, ka kërkuar nga administrata e Kuvendit të Kosovës, që deputetes së AAK-së, Albena Reshitaj, t’i hiqet mëditja, për shkak se sipas tij ka qëndruar në Kuvend vetëm 10 sekonda, është nënshkruar dhe e ka lëshuar sallën.

“I propozoj administratës që deputetes Albena Reshitaj të mos i takoj sot asnjë mëditje sepse hyri në seancë qëndroi vetëm 10 sekonda doli dhe e vendosi nënshkrimin nuk ka më kështu”, tha Konjufca.

Paraprakisht para përfundimit të seancës, Konjufca propozoi që disa pika të mos hidheshin në votim pasi që opozita nuk ishte prezentë.

Shija e redaktorit

Lame: Me intervenimin e NATO-së, UÇK-ja u bë ushtri me...

Ish-gjenerali shqiptar i Divizionit të Kukësit, Kudusi Lame, për 24 vjetorin e bombardimeve të NATO-së drejt caqeve serbe ka thënë se Kosova kishte filluar...

Distria Krasniqi e argjendtë në Gjeorgji

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, në kategorinë -52 kg, ka fituar medaljen e argjendtë dhe 700 pikë olimpike në Paris 2024 në Grand Slamin e...

“Radar” me Edita Doli mbledh mbi 50 mijë euro për...

Mbi 50 mijë euro nga telefonatat dhe mjetet e dorëzuara në ambientet e Dukagjinit është shuma që është mbledhur deri tani për Gazmend Malokun,...

Të fundit nga rubrika