Qeni i del në rrugë, përplasen me motor – Vdes një grua, e një burrë mbetet i lënduar në Duhël
Një grua ka humbur jetën të martën në mëngjes si pasojë e një aksident trafiku në Qafë të Duhlës, në magjistralen Suharekë–Shtime. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:57, kur një motoçikletë me targa të Maqedonisë së Veriut ka humbur kontrollin, pasi një qen endacak ka dalë papritur në rrugë. […]
Një grua ka humbur jetën të martën në mëngjes si pasojë e një aksident trafiku në Qafë të Duhlës, në magjistralen Suharekë–Shtime.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:57, kur një motoçikletë me targa të Maqedonisë së Veriut ka humbur kontrollin, pasi një qen endacak ka dalë papritur në rrugë.
Në motoçikletë po udhëtonin dy shtetas të Maqedonisë së Veriut: një burrë me inicialet A.S. (i lindur më 1979) dhe një grua me inicialet D.M. (e lindur më 1985). Përplasja ka rezultuar fatale për pasagjeren, e cila ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa drejtuesi i mjetit ka mbetur i lënduar.
“Si pasojë e përplasjes së motorit, pasagjerja D.M. (1985) ka mbetur e vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa drejtuesi A.S. (1979) është lënduar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.















