Qentë endacak e detyrojnë ShSKUK-në që të përdorë veturat për konsulta në mes klinikave

“Arsyeja për këtë është kryerja e rregullt e konsultave dhe për shkak të rrezikimit të stafit nga qentë endacak. Shpesh mjekët janë përballë me rrezikun nga qentë dhe nuk kanë mundur të shkojnë me kohë për konsulta gjatë orëve të natës”, ka deklaruar kryesuesi i Bordit Dren Boshnjaku, i cili ka qenë edhe anëtar i Grupit punues për këtë rregullore

Bordi Drejtues i ShSKUK-së në mbledhjen e 53-të ka marrë dy vendime për auditimin e Klinikës së Kardiologjisë dhe Ortopedisë së re, si dhe miratoi Rregulloren për përdorimin dhe mirëmbajtjen e automjeteve.

Kjo e fundit ka ardhur si rezultat i rrezikut nga qentë endacak për stafin mjekësor gjatë kryerjes së konsultave.

Me kërkesë të drejtorit ekzekutiv të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar Elvir Azizi, Bordi Drejtues mori vendim për auditimin e Klinikës së Kardiologjisë si dhe për auditimin e procesit të kryerjes së punimeve në aneksin e ri të Klinikës së Ortopedisë, raporton Gazeta Shneta.

Azizi ka thënë se kërkesa për auditimin e Klinikës së Kardiologjisë do të bëhet për shkak të një sinjalizimi, ndërkaq për Ortopedi për shkak të anashkalimit të disa procedurave administrative në punimet shtesë që janë kryer gjatë procesit të ndërtimit.

Bordi Drejtues poashtu ka miratuar plotësim-ndryshimin e Rregullores për përdorimin dhe mirëmbajtjen e automjeteve zyrtare në ShSKUK.

Në këtë rregullore është paraparë përdorimi i automjeteve për kryerjen e konsultave për shkak të rrezikut nga qentë endacak sidomos gjatë orëve të natës.

“Arsyeja për këtë është kryerja e rregullt e konsultave dhe për shkak të rrezikimit të stafit nga qentë endacak. Shpesh mjekët janë përballë me rrezikun nga qentë dhe nuk kanë mundur të shkojnë me kohë për konsulta gjatë orëve të natës”, ka deklaruar kryesuesi i Bordit Dren Boshnjaku, i cili ka qenë edhe anëtar i Grupit punues për këtë rregullore.

Për këtë çështje janë ngritur diskutime nëse mund të keqpërdoren automjetet, por nga Bordi është deklaruar se do të monitorohet përdorimi i tyre.

Azizi ka thënë se për çështjen e qenve endacak i janë drejtuar shumë herë komunës së Prishtinës, por nuk është arritur një zgjidhje për shkak të legjislacionit.

Në këtë mbledhje të Bordit është diskutuar edhe kërkesa nga Spitali i Prizrenit për të hapur shërbimin e kirurgjisë maksillofaciale, por nga Bordi është kërkuar që të bëhet një studim i fizibilitetit para se të merret një vendim.

Ndryshe drejtori financiar i ShSKUK-së, Enver Gashi i cili poashtu është anëtar i Bordit ka njoftuar se kanë bërë kërkesa për shtim të buxhetit në disa fusha.

Ai ka bërë të ditur se projektet për renovimin e Klinikës Emergjente dhe Klinikës së Kardiologjisë të cilat janë filluar me financim nga Banka Botërore, kjo e fundit e ka ulur buxhetin dhe si rezultat investimi do të kryhet nga SHSKUK, për çka Gashi ka thënë se kanë kërkuar dy milionë euro shtesë./GazetaShneta

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika