Qentë endacakë në QKUK, të mërkurën do të vendosen 70 pajisje ultrasonike

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë blerjen e 70 pajisjeve ultrasonike në vlerë prej 3 mijë e 500 euro. Me vendosjen e tyre përreth pjesës ku nuk ka rrethoja të oborrit synohet që të bëhet largimi i qenve endacakë.

Qasjen brenda oborrit do ta kenë të lehtë veç edhe për 24 orët e ardhshme.

Qentë endacakë, më s’do të mund të lëvizin lirshëm brenda oborrit të Qendrës Klinike e Universitare të Kosovës.

Këta të fundit, tashmë kanë blerë pajisje përmes së cilave, kafshët, në këtë rast qentë do të kenë të pamundur afrimin në këtë zonë.

Detaje për këtë projekt në vlerë 3 mijë e 500 euro dha Fisnik Dobra, drejtor i shërbimeve të përbashkëta tekniko-administrative në QKUK.

“Ne si Qendër Klinike Universitare e Kosovës, kemi marr masa ku kemi bërë blerjen e disa pajisjeve ultrasonike ku ato pajisje me frekuencë të lartë që lirojnë tinguj të pa dëgjueshëm nga njerëzit ose shumë pak të dëgjueshëm por janë tinguj që irritojnë kafshët”, u shpreh Dobra.

Dobra bëri të ditur se ku do të vendosen këto pajisje.

“Këto janë 70 pajisje ato do të vendosen nesër, fillon dhe mbaron nesër.Ato do të vendosen në pjesën nga rruga A, jug-përendimore dhe jug-lindore. Nga Spitali Amerikan dhe deri tek Klinika e Pulmolgjisë këto do e mbulojnë të gjithë këtë pjesë të oborrit të QKUK-së”, u shpreh ai.

Muaj më parë pas dhjetëra rasteve kur u sulmuan qytetarë e staf shëndetësor nga qentë, QKUK pati themeluar një Komision Emergjent bashkë më komunën e Prishtinës.

Nga kjo e fundit të martën nuk kthyen përgjigje nëse do ta ndihmojnë QKUK-në zgjidhjen e këtij problemi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika