Qerkini: Brukseli e ka stagnuar procesin e personave të pagjetur

Kryetari i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve, Bajram Qerkini, ka theksuar se Brukseli e ka stagnuar procesin e personave të pagjetur

Kryetari i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve, Bajram Qerkini, ka thënë se Brukseli e ka stagnuar procesin e personave të pagjetur, edhe pse e ka cilësuar si prioritet humanitar.

Qerkini pasi bëri homazhe te memoriali për të pagjeturit, është shprehur se ende duhet të punohet në këtë drejtim.

“Brukseli me vendimet e veta duke thënë se duhet të jenë prioritet humanitar personat e pagjetur, e ka stagnuar komplet procesin e personave të pagjetur. Cep në cep ka qenë kryeministri por edhe zonja që mund t’i them hero, për me tregu të metat që janë ende pa u zbardhur fati i mbi 1600 personave, mes tyre 133 fëmijë. Duhet ende shumë të punohet”, ka thënë Qerkini para mediave.

Lidhur me këtë çështje, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se e vërteta dhe drejtësia do të triumfojnë sërish.

Lexo më shumë: Mbi 1600 të zhdukur nga lufta, Osmani: E vërteta dhe drejtësia do të triumfojnë sërish

Ajo ka theksuar se Serbia akoma “fle” mbi varrezat masive dhe refuzon t’i hapë arkivat ku gjinden informatat për të zhdukurit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika