Qerkini: Kjo do të cenoj afatet e gjykimit të arsyeshme dhe të drejtat e të pandehurve

Prokuroria Speciale me aktakuzat e reja kundër liderëve të UÇK-së po përpiqet të zvarris procesin, gjyqësor, dhe kjo bie në kundërshtim me të drejtat e të akuzuarve për një proces të shpejtë të gjykimit

Artan Qerkini Avokat

“Kjo do të cenoj afatet e gjykimit të arsyeshme edhe gjykata ka autorizim me kushtetutë që të mos cenoj të drejtat e të pandehurit”, ka thënë Qerkini.

Avokati Artan Qerkini, në emisionin Debat Plus RTV Dukagjini, lidhur me aktakuzat e reja nga Gjykata Speciale ka folur për klasifikimin ligjor të cilin e bënë gjykata në bazë të rregullorës se procedurës paraprake.

Terminologjia, është ajo që po shkakton huti sa i përket zgjerimit të aktakuzës ka thënë avokati Qerkini.

“Ndryshime të aktakuzës kemi vetëm atëherë kur aktakuzat ekzistuese, zëvendësohen me aktakuza më të rënda, ndërsa në rastin konkret ka zgjerim të aktakuzës”, ka thënë Qerkini duke shtuar se edhe në rregulloren e Gjykatës Speciale, është përdorur termi ”ndryshimi i aktakuzës” dhe në të e përfshin edhe ”zgjerimin, sepse thjesht në gjuhen shqipe kjo shkakton konfuzion”.

Ndërsa, ai ka folur edhe për parashikimet e rregullores e cila me anë të procedurave e ka paraparë këtë ndryshim të aktakuzës duke përfshirë edhe zgjerimin e aktakuzës.

“Situatën para konfirmimit të aktakuzës, ku nuk kërkohet fare pëlqimi i gjyqtarit të procedurës paraprake, pas konfirmimit të aktakuzës është kjo faza në të cilën gjendemi ne tani, kërkohet pëlqimi i Gjyqtarit të procedurës paraprake, edhe nëse vije deri te ndryshimi i aktakuzës gjatë seancave gjyqësorë atëherë kërkohet pëlqimi i trupit gjykues”, ka thënë Qerkini.

Mirëpo, ky ndryshim apo zgjerim i aktakuzës ende nuk është i formës së prerë.

“Rregullorja thotë se në rastin konkret gjyqtari autorizon ndryshimin, por pas këtij autorizimi ai duhet ti dëgjoje të pandehurit edhe duhet të bindet se ata po i kuptojnë aktakuzat kundër tyre, edhe të deklarohen në lidhje me ato akuza. Pas kësaj, mbrojtja ka të drejtë të parashtrojë mocione që për mes të cilave do të kundërshtoj juridiksioni lëndor, kohor edhe personal të Gjykatës në lidhje me akuzat e reja. Pastaj ka të drejtë ta kundërshtoj formën e përpilimit të aktakuzave të ndryshuara”, ka thënë Qerkini.

Ai ka folur edhe për zgjerimin e aktakuzës së re ku ka sipas tij kjo varet si do të klasifikohet nga Gjyqtari procedurës paraprake.

Aktakuza e Gjilanit mund të kontestohet tek aspekti kohor por vetëm nëse nuk do të ketë aktakuzë për krime kundër njerëzimit, sepse për veprën penale krimi kundër njerëzimit nuk kërkohet që të ekzistojë lufta ka thënë Qerkini.

“Nëse ata e klasifikojnë si krim luftë atë pjesë atëherë kjo nuk mundet ta kalojë testin juridiksioni lëndor dhe është lehtësisht e rrëzueshme nëse është e kësaj natyre”, ka thënë ai.

Avokati tutje ka folur edhe për rolin e gjyqtarit të procedurës paraprake edhe për autorizimet e këtij të fundit.

“Rregullorja e thotë se gjyqtari i procedurës paraprake e autorizon ndryshimin e aktakuzës, nëse ky ndryshim nuk do të shkaktonte padrejtësi të madhe, dhe nuk do të cenonte të drejtat e të pandehurit”.

Ajo i cenon të drejtat e të pandehurve të cilët po Gjykohen nga Gjykata Speciale, brenda afatit kohor konsideron Qerkini duke shtuar se kjo është një lojë procedurale e Prokurorisë Speciale, në mënyrë që mbrojtjes t’ia vështirësojë punën, sepse kjo doemos dëshiron ta zvarrisë procedurën.

Ndërsa mbrojtja i ka 21 ditë për të kundërshtuar ndryshimin e aktakuzës, pastaj këto mund të përfundojnë në Gjykatën e Apelit, deri në vendimin e kësaj të fundit, andaj ato mund të marrin edhe formën e prerë.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika