Qerkini për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Provat e mbrojtjes duket se nuk u shqyrtuan fare

Avokati Artan Qerkini ka kritikuar aktgjykimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke theksuar se trupi gjykues nuk i ka shqyrtuar në mënyrë të mjaftueshme provat e paraqitura nga mbrojtja.

Duke komentuar verdiktin në emisionin FIVE, Qerkini ka thënë se një nga çështjet që bie në sy është fakti se, sipas tij, në arsyetimin e aktgjykimit nuk është parë referimi i mjaftueshëm ndaj dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja e Hashim Thaçit.

“Çështja e parë që vërehet është fakti se trupi gjykues, si duket, provat e mbrojtjes nuk i ka shqyrtuar fare. Ne nuk e pamë në arsyetimin e trupit gjykues se gjykata iu referua dëshmitarëve të propozuar nga zoti Thaçi dhe pse nuk ia kishte falur besimin dëshmisë së tyre”, ka deklaruar Qerkini.

Ai ka theksuar se gjykata, sipas tij, duhet të vlerësojë dëshmitë e dëshmitarëve, veçanërisht kur bëhet fjalë për persona me peshë diplomatike, politike dhe ushtarake, si dhe me përfshirje në luftën e Kosovës.

“Pra, patjetër në arsyetimin e sotëm gjykata të tregojë pse nuk ia ka falur besimin deklaratave të James Rubin, Hillit, të zotit Rubin. Të gjithë ishin personalitete që dëshmuan për fakte që janë më relevante për aktakuzën”, ka thënë ai.

Qerkini ka shtuar se nga arsyetimi i aktgjykimit i është krijuar përshtypja se gjykata ka dëgjuar vetëm njërën palë.

“U krijua përshtypja që gjykata e ka dëgjuar vetëm njërën palë, ndërsa sa i përket palës tjetër vetëm e ka zhvilluar procedurën”, është shprehur Qerkini.

Gjykata Speciale sot i shpalli fajtorë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin për katër akuza për krime lufte, ndërsa i liroi nga akuzat për krime kundër njerëzimit. Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet dhe Selimi me 13 vjet burgim.

Aktgjykimi është i shkallës së parë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika