Qerkini për Thaçin dhe të tjerët: Nuk ka logjikë që të mbahen në paraburgim

Avokati Artan Qerkini, ka thënë se prokuroria e Hagës nuk ka të drejtë t’i mbajë në paraburgim ish-pjesëtarët e UÇK-së, të cilët po akuzohen për krime lufte

Artan Qerkini, avokat

Avokati Artan Qerkini, ka thënë se është e palogjikshme mbajtja në paraburgim e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe të tjerëve që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Sipas tij, prokuroria nuk e ka ofruar asnjë fakt se të pandehurit mund të ndikojnë tek dëshmitarët nëse lirohen nga paraburgimi.

“Nuk ka logjikë që të pandehurit të mbahen në paraburgim, sepse nëse krejt provat janë në dispozicion të prokuorirsë, si ka mundësi që i pandehuri të ndikojë. Deri më tani nuk është ngritë asnjë shqetësim i bazuar, se ka pas ndikim orvatje për ndikim në dëshmitarë, sot u përmend nga prokuroria por nuk është ofru asnjë provë. Nëse pretendohet fakti dhe nuk ofrohet prova, atëherë nuk mund të flasim për fakt, sepse fakti duhet të provohet me provë”, ka thënë ai.

Avokati Qerkini ka thënë se është kundërthënës pretendimi i prokurorisë kur thotë se të pandehurit kanë ndikim në dëshmitarë, sepse sipas tij nuk ata nuk mund të kenë kurrfarë ndikimi tek dëshmitarët sepse janë në paraburgim.

“Ata vetëm po thonë se ka ndikim në dëshmitarë, atëherë pse po i mbani të pandehurit në paraburgim, arsyeja është rreziku i ndikimit tek dëshmitarët. Edhe me mbajtë të pandehurin në paraburgim edhe të thuash se po ndikojnë në paraburgim është kundërthënëse”, ka thënë Qerkini.

Po ashtu, sipas avokatit, “argumenti”, i prokurorisë se ekziston rreziku që të pandehurit të ikin nëse lirohen nga paraburgimi nuk qëndron.

Qerkini ka thënë se Thaçi dhe të tjerët e kanë ditur se do të paraburgosen katër muaj më parë, dhe përsëri nuk kanë ikur.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika