Qetësi para nisjes së votimit në Pejë, 122 mijë qytetarë me të drejtë vote në 139 vendvotime
Gazetarja Agnesa Hasanaj, në një lidhje direkte nga Peja, ka raportuar se situata në qytet është e qetë para fillimit të procesit të votimit. Sipas saj, në komunën e Pejës kanë të drejtë vote 122 mijë e 99 qytetarë, të cilët do të mund të votojnë në 30 qendra votimi me gjithsej 139 vendvotime. “Në […]
Gazetarja Agnesa Hasanaj, në një lidhje direkte nga Peja, ka raportuar se situata në qytet është e qetë para fillimit të procesit të votimit.
Sipas saj, në komunën e Pejës kanë të drejtë vote 122 mijë e 99 qytetarë, të cilët do të mund të votojnë në 30 qendra votimi me gjithsej 139 vendvotime.
“Në zgjedhjet e fundit lokale, dalja e qytetarëve ka qenë 36.56%. Pra, mbetet të shihet nëse kjo shifër do të rritet gjatë ditës së sotme,” – ka theksuar Hasanaj, duke nënvizuar se të gjitha përgatitjet për procesin janë bërë sipas planifikimit.















