“Qeveri e injorantëve”, reagon Haradinaj teksa thotë se “kërkesat e Policisë së Kosovës janë legjitime dhe shumë të arsyeshme”
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar pas protestës së Policës së Kosovës, para Qeverisë së Kosovës, duke thënë se “kërkesat e Policisë së Kosovës janë legjitime dhe shumë të arsyeshme”. Më tutje ai ka kërkuar nga i pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurit, që t’iu plotësoj kushtet. “Vepro kryeministër!”, ka shkruar […]
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar pas protestës së Policës së Kosovës, para Qeverisë së Kosovës, duke thënë se “kërkesat e Policisë së Kosovës janë legjitime dhe shumë të arsyeshme”.
Më tutje ai ka kërkuar nga i pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurit, që t’iu plotësoj kushtet.
“Vepro kryeministër!”, ka shkruar Haradinaj teksa ka thënë se nëse nuk plotësohen do të jetë “turp për këtë qeveri injorantësh!”.
Seancë të jashtëzakonshme e Kuvendi të Kosovës, sipas tij duhet të thirret menjëherë.
“Kuvendi i Kosovës ta thërrasë një seancë të jashtëzakonshme për këtë temë dhe të marrë një vendim të shpejtë!”, ka përfunduar Haradinaj.















