“Qeveria bëri diferencim, turp i madh” – Gucati tregon se Bislimi vizitoi vetëm Rexhep Selimin në Hagë

Hysni Gucati ka kritikuar Qeverinë Kurti për diferencimin ndaj të burgosurve në Hagë, duke e quajtur si "turpin më të madh të kësaj qeverie"

Ish-kreu i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, ka kritikuar Qeverinë Kurti për atë që ai e konsideron si një diferencim të padrejtë ndaj të burgosurve të ish-UÇK-së, duke përmendur vizitat e kryera në Hagë.

Gucati ka shprehur dëshpërim për faktin se nuk ka pasur një vizitë nga kryeministri Albin Kurti, por që zëvendësi i tij Besnik Bislimi vizitoi vetëm Rexhep Selimin dhe jo të tjerët në Hagë.

Sipas Gucatit, të vetmit zyrtarë që kanë qenë në vizitë me të gjithë janë kryetari i Parlamentit, Gluak Konjufca dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ndërsa vizitat nga zyrtarët e tjerë kanë qenë vetëm për Rexhep Selimin.

“Shumë jam i dëshpëruar që nuk ishte, [një vizitë të kryeministrit në Hagë]. Cka është më e keqja zëvendëskryeministri vinte në vizitë tinëzare, që ne e kamë parë. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka qenë në vizitë të Rexha, edhe te ne nuk ka qenë kurrë, e ka vizituar vetëm atë. I vetmi njeri që ka qenë për të na vizituar neve ka qenë kryetari i parlamentit dhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu. Liburn Aliu ka qenë që e ka vizituar vetëm Rexhën, kanë ardhur në Hage dhe e kanë vizituar vetëm atë”, ka deklaruar Gucati.

Ai ka theksuar ky veprim është turpi më i madh i kësaj qeverie.

“Shumë, diferencim kudo më të madh kur një Qeveri e jotja pavarësisht bindjes politike ne jemi qytetarë të këtij vendit, nuk duhet të jesh për dikë nënë për dikë njerkë. Ne kemi qenë të burgosur si pjesëtarë të UÇK-së jo si pjesëtarë të partisë politike. Ky ka qenë diferencim si në kohën e ish-Jugosllavisë kur i kanë difrencu njerëzit nga shkolla nga fakultete, kështu jam ndier si i diferencuar nga Qeveria. Kjo ka qenë turpi më i madh i kësaj qeverie”, ka theksuar ai.

Gucati ka potencuar se kanë biseduar me Selimin për këtë çështje, por ka shtuar se nuk i kanë bërë kurrë presion në lidhje me vizitat.

“Ne kurrë nuk i kemi thënë diçka, vetëm kemi thënë se kjo qeveri që bën diferencime nuk vyen asgjë”, ka deklaruar Gucati.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika