Qeveria cakton marzhën e fitimit për naftatarët
Rekordi për një litër naftë në Kosovë, tash e një javë është 1 euro e 91 cent. Qeveria e Kosovës edhe pse për shumë muaj nuk ndërmori asnjë veprim, gjatë së premtes kanë publikuar një udhëzim administrativ që do të rregullojë këtë çmim. Nëpërmjet marzhës së fitimit, shitësit e naftës me shumicë do të fitojnë […]
Rekordi për një litër naftë në Kosovë, tash e një javë është 1 euro e 91 cent.
Qeveria e Kosovës edhe pse për shumë muaj nuk ndërmori asnjë veprim, gjatë së premtes kanë publikuar një udhëzim administrativ që do të rregullojë këtë çmim.
Nëpërmjet marzhës së fitimit, shitësit e naftës me shumicë do të fitojnë 2 cent për litër, kurse ata me pakicë 12 cent.
Për qytetarët prapë ky çmim mbetet i lartë.
“Mendoj që çmimet e derivateve të naftës janë të shtrenjta, unë çdo ditë udhëtoj dhe i lus institucionet të marrin masa të ulin çmimet. Si biznes ka ndiku 90 përqind, arsyeja është se shtrenjtimi i naftës është 100 përqind”, është shprehur qytetari, Sedat Abdyli.

“Çmimi i naftës është shumë i lartë, me krahasu me shtetet përendimore, po ka ndikuar shumë në jetën tonë. Në ditët e sotme kjo është e nevojshme jashtëzakonisht shumë,” ka thënë qytetari, Avdullah Zhitia.
Ndërsa, kryetari i shoqatës së naftëtarëve, Fadil Berjani thotë se nuk e ka diskutuar ende me anëtarët e shoqatës këtë vendim të qeverisë.
“Ende nuk e kemi mbajtur takimin me përfaqesues të kompanive që tregtojne me naftën në Kosovë, dhe per kete nuk mund te deklarohemi,” ka bërë të ditur, Fadil Berjani, Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve.

Ndërkohë, për ekonomistin, Musa Limani kjo çfarë ka bërë qeveria nuk është zgjidhje.
Ai insiston se në këtë kohë krize, qeveria duhet të heqë akcizën dhe të ulë TVSH-në.
“Në momentin e dhënë për një kohë të caktuar naftës t’i hiqet akciza ose t’i ulet akciza dhe normalisht t’i ulet edhe marzha me qëllim që të ulet edhe çmimi kushtues dhe me të normalisht do të vije deri tek ulja e çmimit,” ka treguar ekonomisti, Musa Limani.

Udhëzim administrativ do të jetë në fuqi së paku 90 ditë derisa marzha e fitimit 20 por me mundësi rishikimi.
Ndërsa, Ministria e Tregtisë, nuk ka kthyer përgjigje, se çfarë veprime do të ndërmerren në të ardhmen.















