Qeveria do të mbështesë dy mijë vende pune në katër komunat veriore

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar për vizitën që sot pati në Leposaviq ku u takua me kryetarin e komunës, Lulzim Hetemin. Ai thotë se “arsyeja për vizitën ishte lansimi i masës për mbështetjen e punësimit të dy mijë punëkërkuesve që jetojnë në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan, dhe Mitrovicë e Veriut”

Foto: REL

Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë një masë për t’i ndihmuar të punësohen qytetarët në katër komunave me shumicë serbe në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar për vizitën që sot pati në Leposaviq, ku u takua me kryetarin e komunës, Lulzim Hetemin.

Ai, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “arsyeja për vizitën ishte lansimi i masës për mbështetjen e punësimit të dy mijë punëkërkuesve që jetojnë në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan, dhe Mitrovicë e Veriut”.

“Të gjitha bizneset ekzistuese, por edhe ato të reja që nisin aktivitetin e tyre në njërën nga katër komunat në veri të vendit, do të mund të përfitojnë nga masa e subvencionimit deri në 70% të pagës bruto për 6 muaj për secilin punëtor të ri që e punësojnë sipas kritereve të përcaktuara me vendim”, shkroi Murati.

Në anën tjetër, ai thekson se të gjithë qytetarët që jetojnë në këto komuna e që janë të papunë, mund të shkojnë të regjistrohen në Zyren e Punësimit si punëkerkues dhe në rastin e parë të krijuar, do t’u ofrohet një ofertë pune në njërin nga bzineset e interesuara.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika