Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë takohen të hënën, policia e Kosovës në gatishmëri
Mbledhja e ardhshme e qeverisë së Kosovës dhe asaj së Shqipërisë do të mbahet të hënën me datë 11 qershor. Lidhur me këtë ngjarje, policia e Kosovës ndërmjet një postimi në faqen e tyre në Facebook, ka njoftuar për ofrimin e sigurisë dhe mbajtjen e rendit dhe qetësisë publike. “Me datën 21 qershorit 2022, në […]
Mbledhja e ardhshme e qeverisë së Kosovës dhe asaj së Shqipërisë do të mbahet të hënën me datë 11 qershor.
Lidhur me këtë ngjarje, policia e Kosovës ndërmjet një postimi në faqen e tyre në Facebook, ka njoftuar për ofrimin e sigurisë dhe mbajtjen e rendit dhe qetësisë publike.
“Me datën 21 qershorit 2022, në Republikën e Kosovës, në Prishtinë do të mbahet takimi i radhës mes dy qeverive, asaj të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. Policia e Kosovës, do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mbajtjen e rendit e qetësisë publike, gjatë kohës së zhvillimit të mbledhjes dhe gjatë lëvizjes së kryeministrit dhe ministrave të Qeverise së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu policia njofton, se edhe të dielën, dhe të hënën do të ketë ndërprerje të përkohshme, në intervale të shkurta kohore të qarkullimit të trafikut.
Kjo do të ndodh pasi, te dielën pritën të arrijnë në Kosovë, përfaqësuesit shtetëror të Shqipërisë.
“Në kohën e ardhjes së përfaqësuesve shtetërorë nga Shqipëria, për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim, Policia e Kosovës, sot në orët e pasdites (19.06.2022) dhe nesër (20.06.2022) sipas itinerarit të lëvizjes së personaliteteve/delegacioneve do të bëjë ndërprerje të përkohshme në intervale të shkurta kohore të qarkullimit të trafikut në disa segmente rrugore ku pritet të kalojnë delegacionet”, thuhet mes të tjerash në njoftim.
Për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.
Sipas njoftimit zyrtar kjo do te jetë agjenda e nesërme, për këtë takim.
















