Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është marrë vendim që Kosova të fillojë anëtarësimin e saj në Byronë Ndërkombëtare të Ekspozitave, apo aderimin në Konventën e Parisit.

Getoar Mjeku, Zëvendësministër i Tregtisë, ka thënë se Kosova i plotëson kriteret për anëtarsim

“Po synojmë që të anëtarësohemi në byronë e ekspozitave me seli në Paris. Konventa lejon shtetin që nuk është anëtar i Kombeve të Bashkuara, por është anëtarë i një njësie të specializuar. Kosova përmbush kushtet për byro”, ka deklaruar Mjeku.

Mjeku ka deklaruar se me këtë anëtarësim jepet një mundësi e mirë për konsolidimin e shtetit.