Qeveria e Kosovës ndriçon ndërtesën me ngjyrat e flamurit ukrainas
Të mërkurën e 24 gushtit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në nder të ditës së pavarësisë së Ukrainës ka bërë të ditur se ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është ndriçuar me ngjyrat e flamurit ukrainas. Shefi i ekzekutivit, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se që nga fillimi i invazionit rus, Ukraina ka treguar […]
Të mërkurën e 24 gushtit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në nder të ditës së pavarësisë së Ukrainës ka bërë të ditur se ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është ndriçuar me ngjyrat e flamurit ukrainas.
Shefi i ekzekutivit, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se që nga fillimi i invazionit rus, Ukraina ka treguar vlerën e lirisë së rrënjosur në demokraci.
Since the start of Russia's unprovoked war, Ukraine has shown us the value of freedom rooted in democracy. In solidarity & celebration of 🇺🇦 Independence Day, today we extended the stay of 🇺🇦journalists in Kosova, raised the 🇺🇦flag alongside 🇽🇰's & lit up our Government building. pic.twitter.com/ajgnWt2c1L
— Albin Kurti (@albinkurti) August 24, 2022
“Në solidaritet dhe festë të Ditës së Pavarësisë, sot ua zgjatëm qëndrimin gazetarëve në Kosovë, ngritëm flamurin ukrainas krahas Kosovës dhe ngjyrosëm ndërtesën e Qeverisë sonë”, ka shkruar Kurti.
Po ashtu edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Ukrainën në ditën e pavarësisë së saj.
Osmani ka thënë se në këtë ditë historike për Ukrainën, uron që populli heroik ukrainas të qëndrojë i fortë dhe të vazhdojë ta mbrojë vendin e tij.
Ndërsa në mbledhjen e 94-të të Qeverisë së Kosovës, u mor vendimi për t’i dhënë mbështetje gazetarëve ukrainas, të cilët mund ta vazhdojnë qëndrimin e tyre në Kosovë.
Të mërkurën, Ukraina shënon përvjetorin e 31-të të pavarësisë, ndërsa ka hyrë në ditën e 182 të luftës nga agresioni rus.
Në mëngjesin e së mërkurës, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka paralajmëruar popullin e tij ukrainas të kenë kujdes gjatë ditës së pavarësisë, pasi mund të ketë sulme nga ana e Rusisë në drejtim të Kiev-it.
Presidenti i Francës, Emanuel Macron dhe Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz kanë uruar popullin ukrainas për Ditën e pavarësisë, të cilët në këtë ditë shënojnë 31-vjetorin e çlirimit nga Bashkimi Sovjetik.
Osmani uron Zelenskyn në Ditën e Pavarësisë: Jemi me ju derisa Ukraina të fitojë















