Qeveria e Kosovës: Sulmi kibernetik është tejkaluar, nuk janë cenuar të dhënat

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se tashmë është tejkaluar sulmi kibernetik ndaj institucioneve të vendit

Ilustrim

Qeveria e Kosovës ka dalë me njoftim ku ka dhënë informata në lidhje me sulmet e fundit kibernetike në sistemet qeveritare.

Në njoftim thuhet se lloji i sulmit kibernetik ka qenë DDoS dhe ka shkaktuar pengesa të “herëpashershme në shërbimin e internetit brenda institucioneve qeveritare dhe mungesë të herëpashershme të qasjes në disa shërbime qeveritare”.

Qeveria e Kosovës, po ashtu ka njoftuar se ky sulm tashmë është tejkaluar dhe se shëbrimet janë në funksion. Sipas tyre janë parandaluar edhe tentativat për vazhdim të sulmit.

Në njoftim thuhet se sulmi kibernetik nuk ka arritur t’i cenojë të dhënat e ruajtura në Qendrën Shtetërore të të Dhënave.

“Në bashkëpunim me ekspertët e jashtëm, me aplikimin e masave adekuate, sulmi kibernetik është tejkaluar dhe janë parandaluar tentativat për vazhdim të sulmit. Të gjitha shërbimet qeveritare janë plotësisht të qasshme dhe nuk ka pengesa në funksionimin e tyre. Gjatë këtij sulmi kibernetik në asnjë moment nuk janë cenuar të dhënat e ruajtura në Qendrën Shtetërore të të Dhënave në kuadër të Institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, gjatë tërë ditës së martë, Telekomi është përballur me sulme kibernetike. Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, drejtori teknik në Telekom, Halil Krasniqi.

Krasniqi ka bërë të ditur se janë në dijeni për llojin e këtij sulmi, por këtë nuk mund ta tregojnë për publikun për arsye të sigurisë.

Ndërkaq, ai po ashtu, njoftoi se Telekomi i Kosovës ka pasur mjaft probleme për të operuar normalisht gjatë ditës së martë për shkak të këtyre sulmeve.

Ai theksoi se sulmi tashmë është ndalur, por që janë duke punuar ende në rrjet për shkak të ngarkesave të shumta që ka shkaktuar sulmi në fjalë.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika