Qeveria e Kosovës thotë se mbledhja e përbashkët me Shqipërinë nuk është anuluar
“Mbledhja nuk është anuluar. Gjithçka është gati në Gjakovë. Kryeministri Kurti tani po merr pjesë në koncertin e sontëm atje të Ansamblit Shota dhe muzikantëve nga Kosova nga Shqipëria që është edhe si uvertyrë për mbledhjen e nesërme. Për anulimin po dëgjojmë tani nga ju”. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu […]
“Mbledhja nuk është anuluar. Gjithçka është gati në Gjakovë. Kryeministri Kurti tani po merr pjesë në koncertin e sontëm atje të Ansamblit Shota dhe muzikantëve nga Kosova nga Shqipëria që është edhe si uvertyrë për mbledhjen e nesërme. Për anulimin po dëgjojmë tani nga ju”.
Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu në lidhje me raportimet se mbledhja qeveritare në mes të Shqipërisë dhe Kosovës, e cila ishte planifikuar të mbahej nesër në Gjakovë është anuluar.
Top-Channel raportoi se mbledhja qeveritare mes Shqipërisë dhe Kosovës, e cila ishte planifikuar të mbahej nesër në Gjakovë është anuluar.
Zyra e Kryeministrisë ka lajmëruar se kryeministri Edi Rama do të mbajë në orën 19:30 një konferencë për shtyp, ndërsa nuk dihet nëse ka lidhje me këtë vendim.
Ndërsa më herët, Qeveria e Kosovës ka publikuar agjendën e mbledhjes së përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.
Në këtë mbledhje ishte planifikuar edhe takimi i kryetarëve të komunave të zonave kufitare në të dyja vendet, ku pritej të diskutoheshin që sfidat të kthehen në mundësi dhe në përfitim për qytetarët.















