Qeveria e Macronit përballet me dy mocione mosbesimi

Mocionet e mosbesimit janë nënshkruar nga deputetë të qendrës dhe partia e ekstremit të djathtë, Marshi Kombëtar

Emmanuel Macron, presidenti francez

Qeveria franceze do të përballet të hënën me dy mocione mosbesimi, teksa vazhdojnë tensionet lidhur me reformën kontroverse për pensione.

Kryeministrja franceze, Elisabeth Borne, e ka shfrytëzuar një pikë të Kushtetutës për të miratuar projektligjin, pa votim një Parlament, shkruan REL.

Prej atëherë, mijëra njerëz kanë dalë nëpër rrugët e Francës për të protestuar.

Mocionet e mosbesimit janë nënshkruar nga deputetë të qendrës dhe partia e ekstremit të djathtë, Marshi Kombëtar.

Debati pritet të nisë të hënën në orën 16:00.

Nëse mocionet e mosbesimit miratohen, pozita e presidentit francez, Emmanuel Macron nuk do të rrezikohej, por e kryeministres dhe Qeverisë po.

Në një skenar të tillë, Macron do të duhej të formonte kabinet të ri qeveritar, ose të shpërndante Parlamentin dhe të shpallte zgjedhje të reja.

Në atë rast, edhe reforma për pensione do të anulohej.

Nëse mocionet e mosbesimit janë të pasuksesshme, projektligji për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç do të shndërrohej në ligj.

Macron ka thënë se rritja e numrit të personave të moshuar në Francë, e bën të papërballueshme skemën aktuale pensionale.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika